| Chapter 12 |
1 |
O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.
|
2 |
Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.
|
3 |
Sepse, për hirin që më është dhënë, unë i them secilit prej jush të mos e vlerësojë veten më shumë se sa duhet ta çmojë, por të ketë një vlerësim të përkorë, sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit.
|
4 |
Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion,
|
5 |
kështu edhe ne, megjithse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri tjetrit.
|
6 |
Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit;
|
7 |
nëse kemi shërbim, le t`i kushtohemi shërbimit; po kështu mësuesi të jepet pas mësimit;
|
8 |
dhe ai që nxit, le t`i kushtohet nxitjes; ai që ndan, le ta bëjë me thjeshtësi; ai që kryeson le të kryesojë me zell; ai që bën vepra mëshirë, le t`i bëjë me gëzim.
|
9 |
Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.
|
10 |
Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin.
|
11 |
Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë,
|
12 |
të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje;
|
13 |
ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës.
|
14 |
Bekoni ata që ju përndjekin, bekoni dhe mos mallkoni.
|
15 |
Gëzohuni me ata që gëzohen, dhe qani me ata që qajnë.
|
16 |
Kini të njëjtat mendime njeri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përunjurit; mos e mbani veten për të mënçur.
|
17 |
Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.
|
18 |
Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.
|
19 |
Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: ``Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti``.
|
20 |
``Në qoftë se armiku yt, pra, ka uri, jepi të hajë; në pastë etje, jepi të pijë; sepse, duke bërë këtë, do të grumbullosh mbi krye të tij thëngjij të ndezur``.
|
21 |
Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirën.
|