| Chapter 15 |
1 |
Edhe ne, që jemi të fortë, duhet të mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët dhe jo t`i pëlqejmë vetes.
|
2 |
Secili nga ne le t`i pëlqejë të afërmit për të mirë, për ndërtim,
|
3 |
sepse edhe Krishti nuk i pëlqeu vetes së tij, por sikurse është shkruar: ``Sharjet e atyre që të shanin ty, ranë mbi mua``.
|
4 |
Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë.
|
5 |
Dhe Perëndia i durimit dhe i ngushëllimit ju dhëntë juve të keni po ato mendime njeri me tjetrin, sipas Jezu Krishtit,
|
6 |
që me një mendje të vetme dhe një gojë të vetme ta përlëvdoni Perëndinë, Atin e Perëndisë tonë Jezu Krisht.
|
7 |
Prandaj pranoni njëri-tjetrin, sikurse edhe Krishti na pranoi për lavdinë e Perëndisë.
|
8 |
Tani unë po ju them se Jezu Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve për të vërtetën e Perëndisë, për të vërtetuar premtimet e dhëna etërve,
|
9 |
dhe i pranoi johebrenjtë për mëshirë të vet, që ta lëvdojnë Perëndinë sikurse është shkruar: ``Për këtë do të të përlëvdoj ndër kombe, dhe do t`i këndoj lavdërime emrit tënd!``.
|
10 |
Dhe përsëri ai thotë: ``Gëzohuni, o njerëz, me popullin e tij``.
|
11 |
Dhe përsëri: ``Lavdëroni Zotin, të gjithë njerëzit; dhe le ta lëvdojnë të gjithë popujt``.
|
12 |
Dhe përsëri Isaia thotë: ``Do të mbijë një filiz nga rrënja e Jeseut dhe ai që ngrihet për të sunduar njerëzit; kombet do të shpresojnë në të!``.
|
13 |
Dhe Perëndia i shpresës le t`ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!
|
14 |
Dhe, sa për ju, o vëllezër, më është mbushur mendja për ju, se edhe ju jeni plot mirësi, plot me çdo njohuri, të zotë të këshilloni njëri-tjetrin.
|
15 |
Por unë ju shkrova në një farë shkalle më me guxim që t`ju kujtoj për hirin që m`u dha prej Perëndisë,
|
16 |
që të jem shërbëtor i Jezu Krishtit pranë johebrenjve, duke punuar në shërbesën e shenjtëruar të ungjillit të Perëndisë, që oferta e johebrenjve të jetë e pëlqyer, dhe e shenjtëruar nga Fryma e Shenjtë.
|
17 |
Kam, pra, me se të mburrem në Jezu Krishtin për punët që kanë të bëjnë me Perëndinë.
|
18 |
Sepse nuk do të guxoja të flas për ndonjë nga ato gjëra të cilat Krishti nuk i bëri nëpërmjet meje, për t`i sjell në dëgjes johebrenjtë me fjalë dhe me vepër,
|
19 |
me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit,
|
20 |
duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetërit.
|
21 |
Por, sikurse është shkruar: ``Ata, ndër të cilët nuk u qe shpallur, do të shohin, dhe ata që nuk kishin dëgjuar për të, do të kuptojnë``.
|
22 |
Edhe për këtë arsye u pengova shumë herë të vij tek ju.
|
23 |
Por tani, duke mos pasur më fushë veprimi për të ungjillizuar në këto vise, dhe duke pasur prej shumë vjetësh mall të vij tek ju,
|
24 |
kur të shkoj në Spanjë, do të vij ndër ju; sepse shpresoj, pra, t`ju shoh dhe të më përcillni deri atje, pasi të kënaqem, sado pak, me ju.
|
25 |
Por tani unë po shkoj në Jeruzalem, për t`u shërbyer shenjtorëve,
|
26 |
sepse atyre nga Maqedonia dhe Akaia u pëlqeu të japin një ndihmesë për të varfërit që janë ndër shenjtorët e Jeruzalemit.
|
27 |
Kjo u pëlqeu atyre me të vërtetë, sepse u janë debitorë; sepse, në qoftë se johebrenjtë, pra, janë bërë pjestarë bashkë me ta për të mirat frymërore, kanë detyrë t`u shërbejnë atyre edhe me të mira materiale.
|
28 |
Si ta kem kryer këtë punë dhe t`ua kem dorëzuar këtë fryt, do të shkoj në Spanjë, duke kaluar nga ju.
|
29 |
Dhe unë e di se, duke ardhur tek ju, do të vij në tërësinë e bekimeve të ungjillit të Krishtit.
|
30 |
Dhe ju bëj thirrje, o vëllezër, për Zotin tonë Jezu Krisht dhe për dashurinë e Frymës, të luftoni bashkë me mua në lutje te Perëndia për mua,
|
31 |
që unë të shpëtoj nga të pabesët në Jude, dhe që shërbesa ime që po bëj për Jeruzalemin t`u pëlqejë shenjtorëve,
|
32 |
që unë të vij tek ju, në dashtë Perëndia, dhe të freskohem bashkë me ju.
|
33 |
Edhe Perëndia e paqes qoftë me ju të gjithë. Amen.
|