| Chapter 10 |
1 |
Sepse, o vëllezër, unë nuk dua që ju të mos edini se gjithë etërit tanë ishin nën renë, dhe të gjithë shkuan nëpër det,
|
2 |
dhe të gjithë u pagëzuan për Moisinë në re dhe në det,
|
3 |
të gjithë hëngrën të njëjtën ushqim frymëror,
|
4 |
dhe të gjithë pinë të njëjtën pije frymërore, sepse pinin prej shkëmbi frymëror që i ndiqte; edhe ky shkëmb ishte Krishti.
|
5 |
Por Perëndia nuk pëlqeu shumicën prej tyre; sepse ranë të vdekur në shkretëtirë.
|
6 |
Dhe këto u bënë si shembuj për ne, që ne të mos dëshirojmë gjëra të liga, ashtu si dëshiruan ata,
|
7 |
dhe që të mos bëheni idhujtarë si disa nga ata, sikurse është shkruar: ``Populli u ul që të hajë dhe të pijë, dhe u ngrit për të luajtur``.
|
8 |
Dhe të mos kurvërojmë, ashtu si kurvëruan disa nga ata edhe ranë të vdekur në një ditë njëzet e tre mijë.
|
9 |
Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarpërinjtë.
|
10 |
Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranë nga shkatërruesi.
|
11 |
Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shëmbull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokët.
|
12 |
Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë.
|
13 |
Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t`ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t`ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.
|
14 |
Prandaj, të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria.
|
15 |
Po ju flas si të mënçur, gjykojeni ju atë që them:
|
16 |
kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në gjakun e Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në trupin e Krishtit?
|
17 |
Sepse ne të shumtit, jemi një bukë, një trup, sepse të gjithë marrim pjesë në të vetmen bukë.
|
18 |
Shikoni Izraelin sipas mishit: ata që hanë flijimet a nuk janë pjesëmarrës të altarit?
|
19 |
Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka?
|
20 |
Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët.
|
21 |
Ju nuk mund të pini kupën e Zotit dhe kupën e demonëve; ju nuk mund të merrni pjesë në tryezën e Zotit dhe në tryezën e demonëve.
|
22 |
A duam ne të provokojmë Zotin deri në xhelozi? A jemi ne më të fortë se ai?
|
23 |
Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton.
|
24 |
Askush të mos kërkojë interesin e vet, por atë të tjetrit.
|
25 |
Hani çdo gjë që shitet te kasapi, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes,
|
26 |
sepse ``toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban``.
|
27 |
Dhe në qoftë se ndonjë jobesimtar ju fton dhe ju doni të shkoni, hani çdo gjë që t`u vihet përpara, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes.
|
28 |
Por në qoftë se dikush ju thotë: ``Kjo është nga flijim idhujsh``, mos hani, për atë që ju paralajmëroi dhe për shkak të ndërgjegjes, sepse ``toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban``.
|
29 |
Dhe them ndërgjegje, por jo tënden, por të tjetrit. Sepse përse të gjykohet liria ime nga ndërgjegja e një tjetri?
|
30 |
Në qoftë se unë marr pjesë me falenderim, pse të shahem për atë gjë, për të cilin falenderoj?
|
31 |
Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t`i bëni për lavdinë e Perëndisë.
|
32 |
Mos u bëni shkak skandali as për Judenj, as për Grekë, as për kishën e Perëndisë;
|
33 |
sikurse edhe unë vetë përpiqem t`u pëlqej të gjithëve në çdo gjë, nuk kërkoj përfitimin tim, por të të shumtëve, që të shpëtohen.
|