| Chapter 14 |
1 |
Kërkoni dashurinë dhe lypni me zemër të zjarrtë dhuntitë frymërore, por sidomos që të mund të profetizoni,
|
2 |
sepse ai që flet një gjuhë tjetër nuk u flet njerëzve, por Perëndisë; sepse askush nuk e kupton, por ai në frymë flet mistere.
|
3 |
Kurse ai që profetizon, u flet njerëzve për ndërtim, për nxitje e përdëllim.
|
4 |
Ai që flet një gjuhë tjetër ndërton veten e tij, por ai që profetizon, ndërton kishën.
|
5 |
Unë dua që të gjithë ju të flisnit gjuhëra, por më tepër të profetizonit, sepse ai që profetizon është më i madh nga ai që flet gjuhëra, veçse në interpretoftë, që të marrë ndërtim kisha.
|
6 |
Dhe tani, o vëllezër, po të vija e t`ju flisja në gjuhë, ç`dobi do të kishit, po të mos ju flisja me anë të zbulesës, a me njohuri, a me profeci, a me mësim?
|
7 |
Edhe gjërat që nuk kanë shpirt dhe nxjerrin zë, fyelli ose qestja, po të mos japin zë të dallueshëm, si do të njihet të rënit e fyellit ose e qestes?
|
8 |
Sepse, po të japë buria një tingull të panjohur, kush do të përgatitet për betejë?
|
9 |
Kështu edhe ju, në qoftë se me gjuhën tuaj nuk flisni fjalë të kuptueshme, si do të kuptohet çfarë u tha? Sepse do të flisnit në erë.
|
10 |
Ka nuk e di se sa lloje zërash në botë, dhe asnjë prej tyre nuk është pa kuptim.
|
11 |
Pra, në qoftë se unë nuk e marr vesh kuptimin e zërit, do të jem si një i huaj për atë që flet, dhe ai që flet do të jetë një i huaj për mua.
|
12 |
Kështu edhe ju, mbasi doni fort të keni dhunti frymërore, kërkoni që t`i keni të bollshme për ndërtimin e kishës.
|
13 |
Prandaj ai që flet një gjuhë tjetër, le të lutet që të mund ta interpretojë,
|
14 |
sepse, në qoftë se unë lutem në një gjuhë tjetër, fryma im lutet, por mendja ime është e pafrytshme.
|
15 |
Po atëherë? Do të lutem me frymën, por do ta bëj edhe me mendjen; do të këndoj me frymën, por do të këndoj edhe me mendjen.
|
16 |
Me fjalë të tjera, në qoftë se ti e lavdëron Perëndinë me frymën, ai që zë vendin e profanët, si do të thotë "amen" për falënderimin tënd, kur nuk merr vesh ç`po thua?
|
17 |
Sepse ti edhe mund të falënderosh mirë, por tjetri nuk ndërtohet.
|
18 |
Unë e falënderoj Perëndinë time, sepse flas më shumë në gjuhë se ju të gjithë.
|
19 |
Por në asamble parapëlqej të them pesë fjalë me mënçurinë time për mësimin e të tjerëve se dhjetë mijë fjalë në gjuhë tjetër.
|
20 |
Vëllezër, mos u bëni kalamaj nga mendja, por bëhuni foshnje për të ligën, dhe burra të pjekur nga mendja.
|
21 |
Në ligj është shkruar: ``Unë do t`i flas këtij populli në gjuhë të huaja dhe me buzë të tjera, por as kështu nuk do të më dëgjojnë``, thotë Zoti.
|
22 |
Prandaj gjuhët janë një shenjë jo për ata që besojnë, por për jobesimtarë, kurse profecia nuk është për jobesimtarë, po për besimtarë.
|
23 |
Pra, në qoftë se, kur gjithë kisha është mbledhur në një vend, të gjithë flasin gjuhëra dhe hyjnë profanë ose jobesimtarë, a nuk do të thonë se ju kanë dalë mendtë?
|
24 |
Por, në qoftë se profetizojnë të gjithë dhe hyn një jobesimtar ose një profan, ai bindet nga të gjithë dhe gjykohet nga të gjithë.
|
25 |
Dhe kështu të fshehtat e zemrës së tij zbulohen; edhe kështu, duke rënë me faqe përmbys, do të adhurojë Perëndinë, duke deklaruar se Perëndia është me të vërtetë midis jush.
|
26 |
Ç`duhet bërë, pra, o vëllezër? Kur të mblidheni, secili nga ju ka një psalm, një mësim, fjalim në gjuhë tjetër, zbulesë, interpretim, çdo gjë le të bëhet për ndërtim.
|
27 |
Nëse ndonjë flet në gjuhë tjetër, le të bëhet kjo nga dy a më të shumtën tre vetë dhe njeri pas tjetrit, dhe një le të interpretojë.
|
28 |
Por nëse nuk ka iterpretues, le të heshtë në kishë dhe le të flasë me veten e tij dhe me Perëndinë.
|
29 |
Le të flasin dy a tre profetë, dhe të tjerët të gjykojnë.
|
30 |
Por nëse ka një zbulesë ndonjë tjetër që rri ulur, le të heshtë i pari.
|
31 |
Sepse të gjithë, njeri pas tjetrit, mund të profetizojnë, që të mësojnë të gjithë dhe të inkurajohen të gjithë.
|
32 |
Frymërat e profetëve u nënshtrohen profetëve,
|
33 |
sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve.
|
34 |
Gratë tuaja të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikurse thotë edhe ligji.
|
35 |
Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi, sepse është e turpshme për gratë të flasin në kishë.
|
36 |
Prej jush doli fjala e Perëndisë? Apo vetëm te ju arriti?
|
37 |
Në qoftë se dikush mendon se është profet ose frymëror, le të njohë se ato që po ju shkruaj janë urdhërime të Zotit.
|
38 |
Dhe nëse dikush është i paditur, le të jetë i paditur.
|
39 |
Prandaj, o vëllezër të mi, kërkoni me zemër të zjarrtë të profetizoni dhe mos ndaloni të flasin në gjuhëra.
|
40 |
Por të gjitha të bëhen sikur ka hije dhe me rregullsi.
|