Albanian Bible

2 e Korintasve 2

2 e Korintasve

Return to Index

Chapter 3

1


 

   A fillojmë përsëri të rekomandojmë veten tonë? Apo mos kemi nevojë, si disa, për letra rekomandimi për ju ose për rekomandime nga ana juaj?  

 

 


2


 

   Ju jeni letra jonë, e shkruar në zemrat tona, e njohur dhe e lexuar nga të gjithë njerëzit,  

 

 


3


 

   duke qenë manifestuar se jeni një letër e Krishtit, e hartuar me anë të shërbesës sonë, dhe e shkruar jo me bojë, por me Frymën e Perëndisë së gjallë, dhe jo mbi rrasa guri, por mbi rrasa të një zemre mishi.  

 

 


4


 

   Dhe këtë besim ne e kemi në Perëndinë me anë të Krishtit;  

 

 


5


 

   jo se jemi të aftë prej vetiu të kuptojmë ndonjë gjë sikur vjen nga vetja jonë, por aftësia jonë vjen nga Perëndia,  

 

 


6


 

   i cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Frymës, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë.  

 

 


7


 

   Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej,  

 

 


8


 

   sa më i lavdishëm do të jetë shërbimi i Frymës?  

 

 


9


 

   Sepse, nëse shërbimi i dënimit qe rrethuar me lavdi, shumë më tepër do të teprojë në lavdi shërbimi i drejtësisë.  

 

 


10


 

   Sepse ç`ka është lavdëruar nuk është lavdëruar nga kjo pikëpamje, për shkak të asaj lavdie që e kapërcen çdo masë.  

 

 


11


 

   Sepse, në qoftë se ajo që duhet të anullohej u rrethua me lavdi, ajo që mbetet do të jetë shumë më e lavdishme.  

 

 


12


 

   Duke pasur, pra, një shpresë të tillë, flasim me shumë guxim,  

 

 


13


 

   dhe jo si Moisiu, i cili vinte një vel mbi fytyrën e vet, që bijtë e Izraelit të mos vështronin me sy fundin e asaj që duhej të anullohej.  

 

 


14


 

   Por mendjet e tyre u errën; sepse, në leximin e besëlidhjes së vjetër, po ky vel mbetet pa u hequr, sepse veli anullohet në Krishtin.  

 

 


15


 

   Por deri më sot, kur lexohet Moisiu, një vel mbetet mbi zemrat e tyre.  

 

 


16


 

   Por kur Izraeli të kthehet te Zoti, veli do të hiqet.  

 

 


17


 

   Sepse Zoti është Fryma, dhe atje ku është Fryma e Zotit, atje është liria.  

 

 


18


 

   Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit.  

 

 


2 e Korintasve 4

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: