Albanian Bible

2 e Korintasve 12

2 e Korintasve

Return to Index

Chapter 13

1


 

   Ja, kjo është e treta herë që po vij te ju. ``Çdo gjë do të qëndrojë me gojën e dy a tre dëshmitarëve``.  

 

 


2


 

   E thashë edhe më parë, kur isha i pranishëm te ju për të dytën herë, dhe po e them tani që jam larg jush. Po u shkruaj atyre që kanë mëkatuar më përpara dhe të gjithë të tjerëve se, po të vij përsëri, nuk do të kursej njeri.  

 

 


3


 

   Sepse ju kërkoni provën e Krishtit që flet në mua; dhe ai s`është i dobët ndaj jush, por është i fuqishëm në ju.  

 

 


4


 

   Sepse, megjithëse ai u kryqëzua në dobësinë e tij, ai po rron nëpërmjet fuqisë së Perëndisë, sepse edhe ne jemi të dobët në të, por do të rrojmë me të nëpërmjet fuqisë së Perëndisë ndaj nesh.  

 

 


5


 

   Analizoni veten tuaj a jeni në besim; provoni veten tuaj! A thua nuk e njihni vetveten se Jezu Krishti është në ju? Veç në qofshi të përjashtuar.  

 

 


6


 

   Por unë shpresoj se ju do ta njihni se ne nuk jemi të përjashtuar.  

 

 


7


 

   Edhe i lutem Perëndisë që të mos bëni ndonjë të keqe, jo që të dukemi të miratuar, por që ju të bëni atë që është e mirë edhe sikur ne të ishim të përjashtuar.  

 

 


8


 

   Ne në fakt nuk kemi asnjë forcë kundër së vërtetës, por vetëm pro së vërtetës.  

 

 


9


 

   Sepse ne gëzohemi kur jemi të dobët dhe ju jeni të fortë; dhe ne lutemi edhe për këtë: për përsosjen tuaj.  

 

 


10


 

   Prandaj i shkruaj këto gjëra, kur jam larg jush, që, kur të jem i pranishëm, të mos sillem me ashpërsi, sipas autoritetit që më ka dhënë Zoti për të ndërtuar e jo për të prishur.  

 

 


11


 

   Më në fund, o vëllezër, gëzohuni, përsosuni, ngushëllohuni, jini të një mendje, jetoni në paqe; dhe Perëndia i dashurisë dhe i paqes do të jetë me ju.  

 

 


12


 

   Përshëndetni njeri tjetrin me një puthje të shenjtë, të gjithë shenjtorët ju përshëndesin.  

 

 


13


 

   Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë. Amen.  

 

 


14


 

   Pali, apostull (jo nga njerëzit, as me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atit, që e ringjalli prej së vdekurish),  

 

 


Galatasve 1

 

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: