| Chapter 1 |
1 |
dhe gjithë vëllezërit që janë me mua, kishave të Galatisë:
|
2 |
Paçi hir e paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krishti,
|
3 |
që e dha veten e tij për mëkatet tona, për të na shpëtuar nga kjo kohë e mbrapshtë, sipas vullnetit të Perëndisë, Atit tonë,
|
4 |
i cili pastë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.
|
5 |
Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,
|
6 |
i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.
|
7 |
Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t`ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.
|
8 |
Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar.
|
9 |
Sepse unë tani vallë kërkoj të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Apo kërkoj t`u pëlqej njerëzve? Sepse, po të kërkoja t`u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtori i Krishtit.
|
10 |
Tani, o vëllezër, po ju vë në dijeni se ungjilli që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut,
|
11 |
sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.
|
12 |
Sepse ju keni dëgjuar për sjelljen time të atëhershme në judaizëm, si e përndiqja me egërsi të madhe kishën e Perëndisë dhe e shkatërroja.
|
13 |
Dhe si përparoja në judaizëm më tepër se shumë bashkëkohës të kombit tim, duke qenë jashtëzakonisht i zellshëm për traditat e etërve të mi.
|
14 |
Po, kur i pëlqeu Perëndisë, që më kishte ndarë që nga barku i nënës dhe më thirri me anë të hirit të tij,
|
15 |
që të zbulojë në mua Birin e tij, që unë t`ua shpall midis joçifutëve, unë nuk mora menjëherë këshill nga mish dhe gjak,
|
16 |
as nuk u ngjita në Jeruzalem tek ata që ishin apostuj përpara meje, por shkova në Arabi dhe u ktheva përsëri në Damask.
|
17 |
Pastaj, pas tre vjetësh, u ngjita në Jeruzalem për të takuar Pjetrin dhe ndenja me të pesëmbëdhjetë ditë.
|
18 |
Dhe nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë, përveç Jakobit, vëllait të Zotit.
|
19 |
Dhe në këto që po ju shkruaj, ja, përpara Perëndisë, nuk gënjej.
|
20 |
Pastaj shkova në krahinat e Sirisë dhe të Kilikisë.
|
21 |
Por unë personalisht isha i panjohur nga kishat e Judesë, që janë në Krisht,
|
22 |
po ato kishin dëgjuar vetëm: ``Ai që na persekutonte më përpara, tani po shpall atë besim që ai shkatërronte``,
|
23 |
dhe përlëvdonin Perëndinë për shkakun tim.
|
24 |
Pastaj, pas katërmbëdhjetë vjetësh, u ngjita përsëri në Jeruzalem me Barnabën; dhe mora me vete edhe Titin.
|