| Chapter 3 |
1 |
dhe nëse keni dëgjuar për dhënien e hirit të Perëndisë, që më është besuar për ju;
|
2 |
se si, me zbulesë, ai ma bëri të njohur misterin, sikurse ju shkrova më përpara me pak fjalë.
|
3 |
Duke i lexuar këto, ju mund të kuptoni cila është inteligjenca ime në misterin e Krishtit,
|
4 |
që nuk iu bë i njohur në epokat e tjera bijve të njerëzve, ashtu si iu zbulua tani apostujve të shenjtë dhe profetëve të tij me anë të Frymës,
|
5 |
që johebrenjtë të jenë bashkëtrashëgimtarë të të njëjtit trup dhe bashkëpjesëtarë të premtimit të tij në Krishtin nëpërmjet ungjillit,
|
6 |
shërbenjës i të cilit u bëra, sipas dhunëtisë së hirit të Perëndisë që m`u dha në sajë të fuqisë së tij.
|
7 |
Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m`u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit,
|
8 |
dhe për t`u manifestuar të gjithëve pjesëmarrjen e misterit, i cili nga epokat më të lashta qe fshehur në Perëndinë, i cili krijoi të gjitha gjërat nëpërmjet Jezu Krishtit;
|
9 |
që nëpërmjet kishës, në kohën e tashme u manifestohej principatave dhe pushtetëve, në vendet qiellore, dituria e shumëllojshme e Perëndisë,
|
10 |
sipas qëllimit të përjetshëm që ai kreu në Krishtin Jezus, Zotin tonë,
|
11 |
në të cilin kemi lirinë dhe hyrjen te Perëndia në mirëbesimin nëpërmjet besimit në të.
|
12 |
Për këtë arsye ju lutem që të mos dekurajoheni për shkak të mundimeve të mia që vuaj për ju, e cila është lavdia juaj.
|
13 |
Për këtë arsye unë po i ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jezu Krisht,
|
14 |
nga i cili merr emër çdo familje në qiejt dhe mbi tokë,
|
15 |
që t`ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrendshëm,
|
16 |
që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit,
|
17 |
që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia,
|
18 |
dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.
|
19 |
Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë,
|
20 |
atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve. Amen.
|
21 |
Unë, pra, i burgosuri për Zotin, ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët,
|