| Chapter 10 |
1 |
Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,
|
2 |
sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatët.
|
3 |
Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: ``Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;
|
4 |
ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin.
|
5 |
Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd"``.
|
6 |
Mbasi tha: ``Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit``,
|
7 |
ai shtoi: ``Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd``. Ai heq të parën, që të vërë të dytën.
|
8 |
Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë.
|
9 |
Dhe ndërsa çdo prift rri përdita në këmbë duke shërbyer dhe duke mblatuar shpesh herë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet,
|
10 |
ai, përkundrazi, pasi dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë,
|
11 |
duke pritur paskëtaj vetëm që armiqtë e tij t`i vihen si ndenjëse për këmbët e tij.
|
12 |
Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen.
|
13 |
Por edhe Fryma e Shenjtë na e dëshmon; sepse, mbasi pat thënë më parë:
|
14 |
``Kjo është Besëlidhja që unë do të bëj me ata pas atyre ditëve, thotë Perëndia, unë do t`i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre dhe do t`i shkruaj në mendjet e tyre``,
|
15 |
shton: ``Dhe nuk do t`i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre``.
|
16 |
Edhe atje ku ka ndjesë të këtyre gjërave, nuk ka më ofertë për mëkatin.
|
17 |
Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit,
|
18 |
me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij,
|
19 |
edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë,
|
20 |
le t`i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjës së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar.
|
21 |
Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi.
|
22 |
Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t`u nxitur për dashuri dhe vepra të mira,
|
23 |
pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.
|
24 |
Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet,
|
25 |
por vetëm një pritje gjyqi e tmerrshme dhe një e ndezur zjarri që do të përpijë kundërshtarët.
|
26 |
Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve.
|
27 |
Ç`dënim më të keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e Besëlidhjes me të cilin u shenjtërua, dhe ka fyer Frymën e hirit?
|
28 |
Sepse ne e dimë atë që ka thënë: ``Hakmarrja më takon mua, unë do ta jap shpagimin``, thotë Perëndia. Dhe përsëri: ``Perëndia do të gjykojë popullin e vet``.
|
29 |
Gjë e tmerrshme është të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë.
|
30 |
Dhe tani sillni ndërmend ditët e mëparshme, në të cilat, pasi u ndriçuat, keni duruar një luftë të madhe vuajtjesh,
|
31 |
herë duke u bërë objekt fyerjesh dhe mundimesh, herë duke u solidarizuar me ata që trajtoheshin në këtë mënyrë.
|
32 |
Sepse treguat dhembje për mua në prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim t`ju zhveshin nga pasuria juaj, duke ditur se keni për veten tuaj një pasuri më të mirë e të qëndrueshme në qiej.
|
33 |
Mos e hidhni tej guximin tuaj, që do të ketë një shpërblim të madh.
|
34 |
Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara.
|
35 |
``Edhe fort pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë.
|
36 |
Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të``.
|
37 |
Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit.
|
38 |
Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen;
|
39 |
sepse me anë të saj të moçmit morën dëshmimin.
|